Rreth nesh
“Libraria Online” është një platformë e dedikuar për promovimin dhe shitjen e librave shqip dhe ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në romanet historike, fiction, paranormale dhe letërsinë për fëmijë. Krijuar nga autori Alban, kjo librari është rezultat i pasionit për letërsinë, historinë dhe përkushtimit për t’i dhënë zë veprave që lidhen me realitetin dhe shpirtin e popullit tonë.
Ne besojmë se çdo libër është një dritare drejt dijes dhe përvojës. Synimi ynë është të sjellim për lexuesit përmbajtje cilësore, të ilustruar me pasion, e të pajisur me të gjitha formatet moderne të shpërndarjes.